PD kërkon vetting të politikanëve/ Bejko: Përputhet me axhendën e SHBA-së

0
179

Partia Demokratike doli dje nga mbledhja e grupit parlamentar me një kerkëse për qeverinë. Vetting për të gjithë politikanët.

Analistë, gazetarë dhe deputetë janë shfaqur sa skeptikë aq edhe optimistë për kërkesën e demokratëve.

Analisti Frrok Çupi është kundër idesë së PD-së për një vetting të politikanëve. Ai e ka cilësuar ‘një përrallë idiote dhe turp të madh’ që në thelb kërkon të zhbëjë shtetin.

“Është një përrallë shumë idiote, ajo duhet mbyllur rubineti i kësaj çështje sepse është një turp i madh, pas 30 vitesh të bëhesh një gjë e tillë të bësh gjyq. Çfarë do të bëjmë do t’i bëjmë gjyqtarë të gjithë. Do të bëjë vettingun popullit. Çdo individ është një qenie politike, e ti nuk mund ti thuash se ti je nuk je politikan, Nëse doni ti fusni të gjithë njerëzit në vetting bujrum të qoftë. Askush nuk i ndalon të bëjë një karrierë politike”, u shpreh analisti.

Gazetari Basir Çollaku e sheh këtë nismë të PD-së si të vonuar, pasi sipas tij vetting-u duhej të ishte nisur me politikanët dhe jo me gjyqtarët.

“Vettingu duhej të kishte nisur me politikanët, jo me gjyqtarët. Pastërtia e figurës së politikanit është një problem i madh në vendin tonë. Unë mendoj se ky është një proces i vonuar. Ne nuk kemi ende asnjë politikan të dënuar në Shqipëri, pavarësisht se problemet që kanë politikanët janë të mëdha”, tha Çollaku.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD z.Roland Bejko u shpreh se kërkesa e PD-së është në përputhje me axhendën e SHBA-së.

“Kjo përputhet me agjendën amerikane. Biden ka deklaruar se prioritet kanë luftën kundër korrupsionit, sidomos korrupsionin që bëhet nga “jakat e bardha,” tha z.Roland Bejko.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here