PD me tjetër nismë ligjore në Kuvend, Basha: Javën e ardhshme çojmë nene kundër oligarkisë në ligjin anti-mafia

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha paralajmëroi se PD do të depozitojë në Kuvend një tjetër nismë ligjore.

Në një prononcim për gazetarët, Basha tha se javën e ardhshme do të përparohet me draftin për të përfshirë në ligjin anti-mafia nene kundër oligarkisë duke e lidhur me nismën e vettingut të politikanëve.

“Një lajm tjetër që i shtohet vettingut të politikanëve, javën e ardhshme ne do të përparojmë me ligjin e formuluar prej kohësh, draftligjin e formuluar prej kohësh, për të përfshirë në kuadrin ligjor anti-mafia, pra në ligjin anti-mafia, edhe nene kundër oligarkisë. ”, tha Basha.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment