PD nxjerr faktet/ Ja pse është krizë korrupsioni dhe jo energjetike

0
146

Nënkryetarja e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Sorina Koti ka hedhur akuza ndaj qeverisë Rama, në lidhje me krizën energjetike.

Koti deklaroi nga selia blu, se kjo është një krizë korrupsioni dhe jo energjetike.

Deklarata e Sorina Kotit:

Me pretekstin e krizës, ditën e djeshme Edi Rama shpalli planin e tij për të marrë 200 milionë euro borxh që OSHEE dhe KESH të vazhdojnë të bëjnë tendera dhe të shpërdorojnë paratë e qytetarëve, siç kanë bërë vitet e fundit e veçanërisht në pranverë e në verë.

Ky borxh i ri, i shoqëruar nga gropat që kjo qeveri ka hapur në financat publike, do të shoqërohet edhe me rritje të përgjithshme të çmimeve të produkteve. E për pasojë papërgjegjshmërinë e pushtetit, do ta paguajnë familjet shqiptare.

Prandaj fjalimi i djeshëm kishte për funksion që Edi Rama të hiqte përgjegjësitë nga vetja dhe kabineti i tij.

Por ja si keqmenaxhohet energjia elektrike; ja si vidhen shqiptarët.

KESH deri në Shtator 2021 ka prodhuar 4.5 Mld KWh

Nëpërmjet OSHEE qytetarët janë furnizuar me 3.2 Mld KWh.

Pjesa tjetër e prodhuar nga KESH, 1.3 Mld KWh është shitur (eksportuar)

Ndërkohë konsumi familjar + biznes ne Shqipëri deri në Shtator 2021 ka qenë 4.6 Mld KWh.

Image

Por qeveria, nuk i ka furnizuar konsumatorët me prodhimin e brendshëm të KESH, por duke importuar energji.

Çmimi i shitjes nga KESH tek OSHEE për konsumatorin është 12 €/ MWh

Ndërsa çmimi i importit është 260 € MWh

Ja pra, që gënjeshtrat e Kryeministrit dalin hapur. Me mirëmenaxhim dhe përgjegjshmëri, ne i plotësojmë nevojat e konsumit të energjisë me prodhimin tonë të brendshëm nga KESH.

Me çmimin e KESH, (për 4 muajt e ardhshëm Shtator-Dhjetor) nga Buxheti i Shtetit do shpenzoheshin 8 Mln €;

Ndërsa me skemën e vjedhjes (nëpërmjet energjisë së importuar) nga Buxheti i Shtetit do harxhohen 150 Mln €.

Pikërisht, për këtë arsye, ne themi që është krizë e manaxhimit të fondeve, e burimeve natyrore, krizë nga korrupsioni dhe absolutisht jo, krizë e energjisë elektrike.

Për të gjitha këto shpërdorime me paratë e qytetarëve, Partia Demokratike do të dorëzojë kallëzime penale në SPAK. Këto abuzime me taksat e shqiptarëve duhet të marrin fund, bashkë me pandëshkueshmërinë që vijon të cenojë besimin te institucionet dhe drejtësia!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here