PD padit për herë të dytë Erion Veliajn

0
119

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj është paditur për shpifje për herë të dytë nga lideri i opozitës, Lulzim Basha.
Veliaj ditën e diel tha se “disponon prova që Lulzim Basha mori një makinë 130 mijë euro nga një prej kontraktorëve për të lënë protestën tek Astiri”.
Për këtë deklaratë, Veliaj sfidoi Bashën duke thënë se nëse është shpifje ai mund ta padiste.
Ndërkohë, PD kërkon nga Gjykata dënimin i Erion Veliajt për deklaratat e përsëritura kundër kryetarit të PD, Lulzim Basha, me qëllim dëmtimin e imazhit dhe përfitimin në zgjedhjet e ardhshme.
“Këto të pavërteta janë bërë me qëllim dëmtimin e reputacionit dhe dëmtimin e imazhit në mënyrë të qëllimshme, duke qenë se Lulzim Basha është Kryetar i PD në opozitë dhe Erion Veliaj, si drejtues i fushatës zgjedhore të PS për qarkun e Tiranës, këto deklarime shpifëse i përdor për të përfituar kredo politike përballë qytetarëve, si për vete dhe për PS”- thuhet në padinë e ngritur për shpifje ndaj Erion Veliajt.
Basha pas deklaratës për 4 vila, padit tashmë Veliajn për një automjet 130 mijë euro që kryebashkiaku i Tiranës pretendon se ka marrë si dhuratë nga një prej tek Unaza e Re që opozita mos vijonte të mbështeste protestën e banorëve. PD e mohon diçka të tillë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here