PD padit për shpifje Erion Veliajn

0
160

Partia Demokratike ka paditur në gjykatë për shpifje Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke kërkuar dënimin e tij për shpifje të përsëritura kundër Kryetarit të PD, Lulzim Basha.
Sipas padisë penale Erion Veliaj, si drejtues i fushatës së PS për Tiranën, ka bërë 3 akuza konkrete, duke shpifur për kundërshtarin politik, me qëllim që t’i dëmtojë imazhin zotit Basha.
Padia konsideron si 3 shpifje të Erion Veliajt akuzat se:
• Kryetari i PD u bë me 4 shtëpi gjatë tërmetit dhe pandemisë
• Kryetari i PD ka përfituar gjatë periudhës së fatkeqësisë
• Kryetari i PD ka ndërtuar kate pa leje.
“Këto të pavërteta janë bërë me qëllim dëmtimin e reputacionit dhe dëmtimin e imazhit në mënyrë të qëllimshme, duke qenë se Lulzim Basha është Kryetar i PD në opozitë dhe Erion Veliaj, si drejtues i fushatës zgjedhore të PS për qarkun e Tiranës, këto deklarime shpifëse i përdor për të përfituar kredo politike përballë qytetarëve, si për vete dhe për PS” -shkruhet në padinë e ngritur për shpifje të PD ndaj Erion Veliajt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here