PD për paketën e re fiskale: Favorizon oligarkët, qeveria ka vendosur një akcizë për gazin e ngrohjes dhe gatimit

Partia Demokratike thotë se paketa fiskale e vitit 2022 favorizon “oligarkët” në kurriz të sipërmarrjes. Sipas nënkryetares Jorida Tabaku, qeveria do të favorizojë përmes përjashtimit nga TVSH-ja importet e makinerive dhe pajisjeve të realizimt të kontratave për bizneset e mëdha, duke falimentuar ato të vogla dhe të mesme. Deputetja thotë se kjo është vendimarrje me porosi dhe me standard të dyfishtë.

“Në Paketën Fiskale qeveria do të favorizojë përmes përjashtimit nga TVSH-ja importet e makinerive dhe pajisjeve të realizimt të kontratave, bizneset që kanë mbi 500 mln lekë duke hequr perjashtimin per biznese deri ne 50 mln leke duke dënuar me falimentim bizneset e mesme dhe ato të vogla.

Nga ky përjashtim fitojnë vetëm koncesionarët e mëdhenj të rrugëve me PPP.  Kjo quhet kapje e shtetit dhe kjo quhet vendimarrje me porosi.  Kjo është vendimarrje me standart të dyfishtë, thonë do heqim përjashtimet nderkohë përjashtojnë vetëm të mëdhenjtë”, shkruan Tabaku.

Kjo e fundit shton se teksa po ulen taksat për konçesionarët, po vendoset një akcizë për gazin e ngrohjes dhe gatimit.

“Janë mbi 80% e familjeve që gjetën shpëtimin tek gazi për ngrohje dhe gatim kur çmimi i energjisë u rrit pas ardhjes në pushtet të qeverisë Rama. Shqipëria 2022 do të ballafaqohet me paketën më kienteliste që është aplikuar ndonjëherë në Shqipëri”, shton Tabaku.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment