PD për Rrugën e Arbrit: Rruga u hap për propagandë, qeveria të tregojë për tarifën 8 €

0
155

Hapja e Rrugës së Arbrit, ka sjellë sot reagimin e PD.  

Përmes deputetes së PD për qarkun e Dibrës, Dhurata Çupi, thotë se e vërteta është se rruga që na ka kushtuar 400 miliardë lekë është e papërfunduar dhe se hapja e sotme është propagandistike.

Ajo kërkon nga kryeministri Rama që t’u thotë shqiptarëve a do të paguajnë ata deri në 8 euro për një udhëtim vajtje-ardhje në Rrugën e Arbrit, kur rruga të përfundojë sipas kontratës.

Reagimi i deputetes

Nxitimi për të shpallur, në ditën e ndarjes së shqiptarëve, hapjen e Rrugës së Arbrit, kur rruga akoma nuk ka mbaruar sipas kontratës, është, më e pakta, tallje me dibranët. Dështimi i qeverisë për të mbajtur premtimin e përfundimit të rrugës në prill dhe dështimi i premtimit për ta përfunduar rrugën në fund të këtij viti nuk mund të mbulohet nga propaganda e qeverisë.

E vërteta është se rruga që na ka kushtuar 400 miliardë lekë është e papërfunduar dhe hapja e sotme është propagandistike.

Në vend të mashtrimeve, qeveria duhet t’u thotë dibranëve dhe shqiptarëve a do të paguajnë ata deri në 8 euro për një udhëtim vajtje-ardhje në Rrugën e Arbrit, kur rruga të përfundojë sipas kontratës?!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here