Përdorimi i gjuhës së pakicave kombëtare , shpërthen Fuga: Ky lajm është një ‘fake news’ , denoncoj Akademinë e Shkencave

0
134

Nga Artan Fuga

Eshtë një e pavërtetë e madhe, një fake news, nuk desha të them edhe një mashtrim i opinionit publik ajo që shkruhet apo deklarohet sikur projekt – vendimi i qeverisë për rregjistrimin e pakicave kombëtare dhe për përdorimin e gjuhëve të tyre paska kaluar për mendim në akademinë e shkencave të Shqipërisë!
Me përgjegjësi deklaroj se as në asamblenë e akademisë të shkencave, as në grupe të autorizuara prej saj, as në seksionin e shkencave albanologjike nuk është shqyrtuar një projekt-vendim i tillë.
Vetëm nëse dy a tre vetë në Kryesi kanë marrë këtë përgjegjësi që nuk u takon. Në këtë rast do të kishim një abuzim!.
Unë quaj një turp dhe fyerje për shkencën shqiptare nëse kjo e fundit sikurse njofton media të ketë bërë bërë vetëm një propozim që në komision të jetë edhe një përfaqësues i ministrisë për punë të jashtme.
Do të kishte qenë qesharake nëse gjithçka mund të thotë Akademia e Shkencave do të përmblidhej këtu!
Unë denoncoj këdo nëse hap të pavërteta!
Unë denoncoj Akademinë e Shkencave nëse e pavërteta rezulton e vërtetë, pra që ky deklarim vjen prej saj!
Por jetojmë në kohë ku qesharakja i ka vendin seriozitetit! Asgjë nuk është më çudi!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here