Përfshihet nga flakët një automjet në Berat

0
139

Përfshihet nga flakët një automjet në Berat. Automjeti është shkrumbuar plotësisht,drejtuesi i mjetit ka dalë menjëherë pas shpërthimit të flakëve.
Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Berat. Automjeti ka qënë duke qarkulluar në lagjen “30 Vjetori”, kur është përfshirë nga flakët e zjarrit gjatë ecjes. Flakët kanë filluar në pjesën e përparme të kofanos së makinës dhe në një kohë shumë të shkurtër kanë djegur të gjithë pjesën e përparme të mjetit, tip Benz- A Class,me targa AA 920 FH. Fatmirësisht drejtuesi i mjetit,Qamil Poshnja,sapo ka parë flakët e zjarrit,ka dalë me shpejtësi nga mjeti pa lëndime dhe ka qëndruar në pritje të zjarrëfikësve. Ka qënë i shpejtë reagimi i Repartit Zjarrëfikës të qytetit,që kanë bërë të mundur lokalizimin e flakëve dhe shuarjen e tyre në një kohë shumë të shkurtër. Por,edhe pse flakët e zjarrit u fikën shumë shpejt nga zjarrëfikësit,mjeti tip Benz u shkrumbuar totalisht. Ekspertët e Shërbimit Zjarrëfikës,pas ekzaminimit të mjetit,kanë dalë në konkluzionin se shkak për rënien e zjarrit është bërë një shkëndijë elketrike në pjesën e përparme të motorrit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here