Përgjigja e televizionit italian për kryeministrin/ Berisha: Rai 3 ia plasi Ramës në surrat

0
149

Ish kryeministri Sali Berisha reagon pas kronikës së televizionit shtetëror Italian Rai 3, I cili në përgjigje të kryeministrit Edi Rama, rikonfirmoi shifrat e publikuara pak ditë më parë: plantacionet e kanabisit janë 12-fishuar krahasuar me një vit më parë.
“Rai 3 ia plas në surrat, hedh poshtë pretendimet e Edvin Drogës dhe konfirmon e mbron shifrat e dhëna dhe i pasuron me akuza të tjera të rënda”, shkruan Berisha.
“Folëm për BREXIT, por ka edhe nga ata që duan të hyjnë në Europë, Shqipëria. Por unioni i kërkon të bëjë hapa përpara në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në udhëtimin tonë atje ne kemi folur për një rritje masive të plantacioneve të marijuanës, numra që policia shqiptare i mohon, por ndryshe nga e kaluara nuk ka nxjerrë të dhëna zyrtare. Ne, në bazë të burimeve tona, i konfirmojë shifrat qe kemi nxjerrë”, thuhet ndër të tjera në kronikën e Rai3.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here