Përgjimet e Antimafias italiane, Bardhi: Provuan pushtetin e kalbur të Ramës dhe Veliajt

0
140

Sekretari i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar për përgjimet e antimafies italiane. Ai akuzon kryebashkiakun Erjon Veliaj se është shërbëtor i organizatës mafioze Ndragheta.
Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se Veliaj duhet të ishte sot përpara SPAK-ut, ndërsa thotë se e ka shndërruar Bashkinë e Tiranës në lavatriçe të pastrimit të parave të pista.
Bardhi thekson se përgjimet provuan edhe njeherë “pushtetin e kalbur, nga korrupsioni dhe bashkëpunimi me mafian, të Edi Ramës dhe Erion Veliajt”.
Gjithashtu shton se drejtësia është shumë afër, referuar zgjedhjeve të 25 prillit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here