Përgjimet pa leje nga policia, SPAK del kundër nismës së Lleshajt: Është antikushtetuese, s’ka referencë ligjore apo model nga BE

0
136


Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion, (SPAK) është shprehur kundër propozimeve për ndryshimet në ligjin e policisë së shtetit, neni 131, i cili i jep mundësinë policisë që të kryejë përgjime pa miratimin e prokurorisë.
SPAK e cilëson anti-kushtetuese ngritjen e komitetit anti-krim në varësi të ministrit të Brendshëm i cili do të përfshijë edhe prokurorin e përgjithshëm dhe SPAK.
“Përfshirja në këtë komitet e prokurorit të përgjithshëm dhe drejtuesit të prokurorisë së posaçme është në kundërshtim me kushtetutën dhe aktet ligjore në fuqi”.- thuhet në dokument.
Më herët Prokuroria e Përgjithshme e ka kundërshtuar këtë nismë dhe sugjeron mosmiratimin e neneve dhe projektligjeve të saj.
Tashmë edhe SPAK është shprehur kundër këtij ndryshimi në ligj.
Ndërkohë në argumentet kundër për ngritjen e Komitetit Antikrim, SPAK thotë po ashtu se për përgjimet ambjentale duhet autorizim nga prokurori, se të dhënat e përgjimeve pa autorizim nga ky i fundit janë të pavlefshme, ndërkohë thuhet që s’ka asnjë shpjegim për ndryshimet në këtë nen aktual.
Gjithashtu argumentohet se nuk ka mekanizëm kontrollues mbi policinë, apo referencë ligjore si dhe model mbështetës nga vendet e BE-së. Prokuroria bën apel që të rishikohet dhe të vlerësohet në tërësi neni 131.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here