Përkeqësohet gjendja shëndetësore e grevistëve në Ballsh

0
134


Gjendja shëndetësore e naftëtarëve të Ballshit është përkeqësuar ndërsa greva e tyre ka hyrë në ditën e 14.
Ata janë të vendosur se do të dalin prej saj kur të plotësohen kërkesat e tyre për pagat e prapambetura që prej vitit 2016.
Burime nga të afërm të naftëtarëve thonë për @jugunews.net se gjendja e tre naftëtarëve është rënduar , për këtë arsye është lejuar futja e ambulancës brenda ish- qendrës shëndetësore të uzinës për t’i transportuar ata me urgjencë drejt spitalit.
Greva e naftëtarëve është acaruar edhe më shumë nga zgjidhja e problemit që patën të burgosurit pak ditë më parë hynë, ata në grevë urie dhe dolën prej saj pasi iu plotësuan disa nga kërkesat nga ana e shtetit ndërsa për naftëtarët nuk është bërë asgjë.
Naftëtarët e Ballshit kërkojnë marrjen e pagave të prapambetura dhe rifillimin e punës së rafinerisë.
Në mbështetje të tyre një ditë më parë, dolën edhe naftëtarët e tjerë duke protestuar në qendër të Ballshit. Nga e hëna e javës që vjen ata kanë paralajmëruar përshkallëzim e protestave dhe paralizim të jetës në qytet, nga bllokimi i rrugëve deri tek bojkotimi i mësimit në shkolla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here