Perkujtohet 140 vjetori i kuvendit te Gjirokastres, apel ministres se kultures per bustin e patriotit Elmaz Boçe

0
160

Forumi “Djemte e Gjirokastres” , ne kuader te 140 vjetorit te kuvendit te Gjirokastres kane zhvilluar nje aktivitet ne pazar. Ku ne fjalen e tyre ata i kane kerkuar ministres se kultures bronxifikimin e bustit te patriotit Elmaz Boçe te cilen sipas tyre e kane nenvleresuar.
Elmaz Boçe eshte nje figure e njohur e historise dhe firmetar i pavaresise i cili kerkon vemendjen dhe vleresimin qe meriton per tu kujtuar gjithmone .

Elmaz Boçe lindi në Gjirokastër. Bashkëkohës i Naim e Sami Frashërit, si ata, Boce përfundoi gjimnazin e Janinës “Zosimea”. Mori pjesë në organizimin e degës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në qytetin e Gjirokastrës. Mbështetës i flaktë i komitetit “Për lirin’ e Shqipërisë” dhe nga themeluesit e klubit patriotik “Drita”. Gjithashtu, ndihmoi pa kursyer hapjen e shkollës shqipe të Gjirokastrës “Lirija”. Mik e bashkëpunëtor me Koto Hoxhin, thuhet se mund të ketë ndihmuar këtë të fundit në përgatitjen e shfaqjes së pjesës “Dasma lunxhiote”, kronikë me të cilën fillon historiku i zhvillimit të teatrit të paktën në zonën e jugut të Shqipërisë. Mori pjesë në mbedhjen e Manastirit të Cepos. Ndërsa, në nëntor 1912 u zgjodh delegat i Gjirokastrës në kuvendin e Vlorës, ku firmoi dokumentin e pavarësisë kombëtare, me siglën “Elmas Boce”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here