Përleshje mes palëve në Kapitol, protestuesit thyejnë xhamat për t’u futur në ambiente të tjera

0
145

Protestuesit pro-Trump raportohet të jenë duke thyer xhamat e dritareve të ndërtesës së Kapitolit.
Pamje të publikuara në media tregojnë disa protestues që thyejnë xhamat e disa dritareve e më pas tentojnë të futet në ndërtesë përmes xhamit të copëtuar.
Ndërkohë, pamje të tjera të marra nga brenda ndërtesës tregojnë përplasjen fizike mes protestuesve dhe forcave të policisë. Ndërkohë, deri më tani, dihet që një grua është plagosur rëndë me armë zjarri dhe po merr kujdes shëndetësor.
Mediat raportojnë po ashtu, se pjesa e Senatit është “pastruar” tashmë dhe situata duket më e qetë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here