Përmbytet Britania, priten shira të rrëmbyeshëm edhe në vendin tonë

Anglia është zhytur në kaos, në vigjilje të Krishtlindjeve.
Shumë zona në Britaninë e Madhe janë përmbytur nga reshjet e shumta që ranë pa pushim, në 36 orët e fundit.
Sipërfaqe të mëdha janë përmbytur, ashtu si edhe shumë banesa.
Plot 9 autostrada dhe 18 hekurudha u bllokuan, për shkak të përmbytjeve.
Shumë rrugë u bënë të pakalueshme, ndërsa edhe aeroportet patën probleme.
Disa banorë u ankuan se humbën fluturimet, për shkak të bllokimit të rrugëve.
Janë anuluar udhëtimet me tren në shumë qytete.
Ajo që e bën më shqetësuese situatën e përmbytjeve është se meteorologët parashikojnë se reshjet do të vazhdojnë në Britaninë e Madhe. Parashikohen shira të dendura edhe në Shqipëri, gjatë fundjavës. Sot në vendin tonë temperaturat janë ulur ndjeshëm dhe ka pasur reshje të dendura, si pasojë e rrymave të ftohta që kanë përfshirë veriun e Europës.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment