Përmbytje e rrëshqitje dherash, bllokohet rruga Sarandë- Gjirokastër

0
170

Aksi rrugor Sarandë- Gjirokastër është bllokuar për shkak të motit të keq. Mësohet se rrëshqitja e dherave kanë bllokuar aksin në afërsi të Bistricës, drejt Qafë Muzinës.
Ndërkaq, bëhet me dije se dalja e lumit të Bistricës nga shtrati ka krijuar probleme serioze tek fushat poshtë fshatit Metoq. Ndërkohë që rrezikohen edhe banesat në fshatin Cukë, bashkia Sarandë.
Kjo situatë e rënduar ka shkaktuar radhë kilometrike automjetesh nga të dyja anët e rrugës dhe pritet ndërhyrja e mjeteve të rënda për hapjen e aksit.
Lidhur me situatën e rënduar meteorologjike, Bashkia e Finiqit ka dhënë një njoftim për mediat, teksa ka theksuar zonat të cilat janë më të rrezikuara ose ato të cilat kanë shfaqur më shumë problematikë.
Bashkia e Finiqit, në një njoftim për mediat dha detaje lidhur me situatën:
“Probleme nga moti i keq, me shira të rrëmbyer me përmbytje e madje edhe përmbytje të banesave pati sot në disa fshatra të bashkisë Finiq. Në fshatin Jermë pati rrëshqitje të rrugës. Tek ura e madhe në fshatin Caush dhe Krabe lumi i Bistricës doli nga shtrati, duke krijuar probleme për banorët dhe mjetet e kësaj zone. Fshatrat Finiq, Clirim, u përmbytën nga kanali KK3.Përmbytje ka edhe në zonën industriale në Vrion”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here