Permet-Arrest për moskallzim krimi

0
457

Arrestohet pasi nuk kallzoi krimin një javë më parë. Geraldo Caushdelo 44 vjec, është arrestuar në bazë të urdhrit të Prokurorit të Përmetit dhe nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Rajonale të Policisë Gjirokastër. Prangosja e 44 vjecarit përmetar, ka ardhur pasi nuk raportoi në polici, mbi një ngjarje ku ishte dëshmitar, e cila mund të kishte shkaktuar viktima si pasojë e përdorimit të armëve të zjarrit. Burimet zyrtare policore, kanë saktësuar se ngjarja ka ndodhur në 18 tetor të këtij viti, në kthesën e fshatit Bodar të Përmetit ku E.M. 39 vjeç banues në Përmet, ka tentuar të vrasë me armë zjarri J.H. 30 vjeç po nga Përmeti për motive banale. E gjithë kjo skenë, është parë nga Geraldo Caushdelo i cili në vend që të kallzonte ngjarjen në polici, zgjodhi rrugën e heshtjes. Kjo u mësua pas kallzimit të ngjarjes, nga ana e viktimës. Menjëherë pas kësaj, erdhi dhe prangosja e 44 vjecarit e tok me të, policia sekuestroi automjetin tip Subaru me targa greke YHX 4666, që i përkiste autorit të ngjarjes 39 vjecarit E.M. Ky i fundit ka qenë i shoqëruar nga vëllai i tij E.M 27 vjec, si dhe nga i arrestuari 44 vjecar. Pas kësaj ngjarjeje, autorët u larguan duke lënë pas mjetin e tyre që policia e sekuestroi. Mbi ta rëndon vepra penale e vrasjes me dashje e ngelur në tentativë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here