PERMET/Godet lojtaret e ekipit të “Flamurtarit”, arrestohet në flagrancë

0
160

Një 46 vjeçar nga Përmeti ka rënë në pranga me akuzën e “Kundërshtimit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Arrestimi i shtetasit Ardian Çobo, babai i njërës prej basketbollisteve të ekipit të Përmetit, u bë rreth orës 15:00 të datës 04.03.2018, në Përmet, pas përfundimit të ndeshjes së basketbollit për femra mes ekipeve “Përmeti” e “Flamurtari”, kur disa nga lojtaret e të dy ekipeve kanë debatuar në korridorin e dhomave të zhveshjes.

46 vjeçari ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë duke goditur e lënduar dy nga lojtaret e “Flamurtarit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here