Përmet/ Organizohet aktiviteti “Nata e bardhë Naimiane”

Është organizuar në Përmet aktiviteti kulturor i titulluar “Nata e bardhë Naimiane” nga Shoqata Atdhetare Kulturore Mbarëkombëtare ‘Vëllezërit Frashëri’ .
Këtë vit konferenca shkencore u fokusua tek “Naim Frashëri dhe Gjergj Fishta poetë kombëtarë të pandarë”. Sipas tyre vdekja e Naimit dhe ditëlindja e Fishtës nuk përkojnë rastësisht bashkë. Dy poetët vendosën shpirtin dhe fjalën në themelet e gjuhës shqipe.
Të pranishmit kanë zhvilluar fillimisht homazhe pranë bustit të Naim Frashërit në pedonalen e qytetit , më pas kanë vijuar me kumtesat letrare për jetën dhe veprat e dy poetëve kombëtar, recetime dhe koncert muziko-letrar me nxënësit e shkollave “Sami Frashëri” Përmet dhe “Idajet Lezha” Lezhë.
Të pranishëm në aktivitet ka qenë Kryetarja e Këshillit të Qarkut Gjirokastër Lindita Rova, ish Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, akademiku Shaban Sinani, Prof. Naim Zoto, poetë dhe historian të tjerë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment