Përmet/ Pas 30 vitesh, hapet muzeu i luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare

0
177

Pas restaurimit të pjesshëm të sallës së Kongresit të Përmetit nga Ministria e Kulturës në mjediset e brendshme të saj, bashkia e Përmetit ka hapur Muzeun e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare pas 30 vitesh mungesë.
Përurimi i muzeut erdhi si një përkujtimore e datës 24 maji 1944, ditën kur u mblodh Kongresi i Përmetit, dhe ku Enver Hoxha vendosi themelet e regjimit komunist , ditë që do të shënjonte vuajtje të njëpasnjëshme për qytetarët shqiptar por sot kjo ditë për nismëtarët e kësaj të fundit duhet kujtuar.
Bashkia e Përmetit ka bërë të ditur se “jemi munduar të grumbullojmë e të ekspozojmë gjithçka ndërsa muzeu do të pasurohet në vijimësi. Besojmë se me këtë muze modest i shtojmë një vlerë turistike Përmetit si dhe një kujtesë historike brezave”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here