Përse nuk e zuri në gojë Kumbaro rrënimin e urës së Hoshtevës tek ballafaqimi me komunitetin ?

0
214

Dje, për të parën herë që pas rënies dhe shkatërrimit të Urës së Hoshtevës, ministrja Mirela Kumbaro erdhi në Libohovë për të folur me qytetarët dhe për të dhënë llogari para tyre, sikuse u deklarua, mbi mënyrën e qeverisjes.

Por, a dha llogari ministrja Kumbaro para qytetarëve të bashkisë Libohovë për shkatërrimin e Urës së Hoshtevës, një prej monumenteve më të rëndësishëm të kësaj njësie?

A dha llogari ministrja përse specialistët e Monumenteve të Kulturës, institucion nën drejtimin e saj, kishin dhënë garanci se ura nuk rrezikonte të rrëzohej, dhe pak ditë më vonë doli krejtësisht e kundërta?

A mori ajo përgjegjësitë e saj si titullare e ministrisë që ka për detyrë të ruajë monumentet e kulturës dhe si deputete e Libohovës, e cila është zgjedhur nga ky komunitet për të përfaqësuar interesat e tij?

Nuk e dimë a kishte pjesmarrës të tjerë nga komuniteti i Zagories në këtë takim, por pjesmarrës ishte nënkryetari i bashkisë Ilia Kuro, përfaqësues pikërisht i këtij komuniteti.
A i kërkoi llogari ministres zoti Kuro, si përfaqësues i interesave të komunitetit të Zagories, për të gjitha këto probleme, dhe për probleme të tjera që ky komuntet ka?

Këto janë disa nga gjërat për të cilat zagoritët dhe gjithë banorët e njësisë Libohovë kërkojnë nga ministrja që të japë llogari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here