Përurohet memoriali kushtuar martirëve antikomunistë të Carshovës

Shoqata Antikomuniste e të përndjekurve Politikë të Shqipërisë, ka organizuar aktivitetin kushtuar kontributit të martirëve të demokracisë dhe antikomunistë të zonës së Carshovës në Përmet.

Kreu i kësaj shoqate Nebil Cika, në ceremoninë e mbajtur me këtë rast, ka vlerësuar martirët antikomunistë të kësaj zone të cilët kanë luftuar për një Shqipëri demokratike dhe pa komunistë por që si shpërblim morën dënimin me vdekje.

Me këtë rast u përurua edhe memoriali kushtuar martirëve të kësaj zone i cili u mundësua nga familjarët e martirëve dhe nën kujdesin e Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë dega Përmet. Nderim përjete martirëve antikomunistë te Çarshovës, Përmetit dhe gjithë Shqipërisë !

Respekt të vecantë për pasardhësit e tyre fisnikë !

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment