PLAGOSET ME THIKË NJË 17-VJEÇAR NË KSAMIL, ARRESTOHET AUTORI

0
175

Komisariati i Policisë Sarandë njofton se është arrestuar në flagrancë shtetasi Emiliano Buzaj 38 vjeç., banues në Ksamil, Sarandë.

Arrestimi i tij është kryer sepse për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin S.K.,17 vjeç, banues në Ksamil.

Ngjarja ka ndodhur në një pikë interneti në Ksamil gjatë një grindje banale. 38 vjecari pas goditjes me thikë të 17 vjecarit u largua nga vendngjarja. Policia u vu në ndjekje të tij dhe pas gjysmë ore e kapi atë të fshehur në shtēpinë e xhaxhait të vet në Ksamil.

Autori i plagosjes do të përballet me akuzat për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Prodhimi, mbajtja , blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, dhe ” Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here