Plagosja e kryeredaktorit të RD, skandalizon Rama në ‘France24’: Nuk është lajm

Kryeministri Edi Rama në një intervistë të dhënë për televizionin ‘Francë 24’, ka skandalizuar opinionin duke thënë se plagosja e një gazetari nuk është lajm.

E këtë e ka thënë një studio televizive të një televizioni ndërkombëtar.

E pyetur nga gazetarja për plagosjen e kryeredaktorit të RD-së, Bledi Kasmi, Rama ka habitur jo pak duke thënë se nuk është lajm për faqet e gazetave.

Pyetje: Para se të flasim për negociatat që do të hapen midis Shqipërisë dhe BE-së, dua të kthehem në një incident që ndodhi javën e kaluar. Në fakt është plagosur një gazetar gjatë një proteste të opozitës. Ata kërkojnë dorëheqjen tuaj, dorëheqjen e ministrit të Brendshëm. Çfarë është duke ndodhur?

Rama: Mendoj se nuk është një lajm i cili duhet të zërë faqet e para të gazetave ndërkombëtare. Është jeta e brendshme e vendit, opozita është duke protestuar dhe ka një qeveri që është në fuqi.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment