Plane për fundjavën? Mendohuni edhe njëherë

0
149

Mbrëmja do të sjellë shtim të vranësirave në terrritor. E shtuna do të mbetet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta deri vonë në mbrëmje kur priten të nisin dhe shirat

Fillimisht do të ketë rrebeshe shiu në Veri dhe gradaualisht gjatë natës do të shtrihen në të gjithë vendin.

sipas Meteoalb e diela paraqitet me shira të përkohshëm deri pasdite vonë kur pritet të ketë përmirësim gradual të motit në pjesën më të madhe të territorit, por shira afatshkurtër do të jenë të pranishëm në zonat perëndimore.

Prej ditës së sotme ka një rritje të ndjeshme të temperaturave të ajrit që do të vijojnë edhe të shtunën.

Temperaturat e ajrit priten të variojnë nga 4 – 27 gradë, por e diela si pasojë e shirave në vend do të sjellë rënie me 3 – 4°C në gjithë territorin.

Gjatë të shtunës pritet të jetë problematike era e fortë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here