Plas huri në Dunavat, Kotrocajt konfliktohen me Policinë

0
176

Tre pjestarë të familjes Kotroci në lagjen Dunavat, janë denoncuar në Polici pasi kundërshtuan punonjësit e Rendit Publik.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë kur tre pjestarë të kësaj familjeje, u konfliktuan fizikisht me një prej punonjësve të Policisë së Gjirokastrës teksa ky i fundit ishte në aksionin e përbashkët me punonjësit e OSHEE për të verifikuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në banesën e tyre.

Dyshimet e punonjësve të OSHEE për vjedhje të energjisë elektrike nga pjestarë të kësaj familjeje, kanë bërë që të ushtrohet kontroll duke patur mbështetje edhe uniformat blu. Mirëpo kjo tentativë, nuk është pritur mirë nga pjestarët e kësaj familjeje të cilët të indinjuar, kanë kundërshtuar këtë veprim sipas tyre arbitrar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here