Plas mes PS-LSI. Nënkryetarja e LSI, kërkon dorëheqjen e ministrave të PS

0
444

Vetëm një ditë pasi u njoftua për arritjen e marrëveshjes, eksponentët e PS dhe LSI u janë rikthyer sulmeve ndaj njëri-tjetrit. Ka qenë kreu i LSI, Ilir Meta, i cili ka nxitur reagime të ashpra nga të dyja palët, pas një deklarate të bërë mbrëmjen e kaluar, ku foli për krijimin e një qeverie besimi.

Kjo ngjalli reagime të menjëhershme nga radhët e PS, të cilët hodhën poshtë propozimin e kreut të LSI, Ilir Meta, mbi nevojën e krijimit të një qeverie “besimi” për zbutjen e ngërçit politik në vend. Por, pas reagimit të PS-së nuk ka munguar dhe përgjigjja nga LSI.

Nënkryetarja e LSI-së, njëherazi deputetja e kësaj partie, Kejdi Mehmetaj, me anë të një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale ka deklaruar ndër të tjera se “nëse vërtet e doni vendin aq sa e thoni me fjalë, boll me arrogancë dhe mendjemadhësi, por me vepra konkrete lëshoni pak nga karriget dhe pushteti se kjo është ajo që presin qytetarët”.

STATUSI I PLOTË I KEJDI MEHMETAJ
Mbrëmë Kryesia e LSI mori vendimin e saj të prerë në interes të vendit dhe zgjidhjes së krizës politike. Qartazi u shprehëm se heqim dorë nga çdo mandat dhe pozicion i yni për të siguruar stabilitet dhe qetësi për shqiptarët.
Ne hoqëm dorë nga çdo gjë, tani është rradha që secili të heqë dorë nga diçka!
Nëse vërtet e doni vendin aq sa e thoni me fjalë, boll me arrogancë dhe mendjemadhësi, por me vepra konkrete lëshoni pak nga karriget dhe pushteti se kjo është ajo që presin qytetarët.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here