Plas sherri me thika në Dropull, arrestohet 63 vjeçari

0
163


Shërbimet e Postës së Policisë Dropull kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Sh. D., 63 vjeç, banues në Gjirokastër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, mesditën e sotme, në ambientet e një biznesi privat, bashkia Dropull, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet të mprehtë shtetasin S. K., 55 vjeç, banues në Gjirokastër.
Strukturat e DVP Gjirokastër dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me shërbimet e Postës së Policisë Dropull, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë vënë në pranga autorin e ngjarjes, shtetasin Sh. D., si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin e mprehtë (thikë).
Shtetasi S. K. ndodhet në spitalin rajonal Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet në ngarkim të shtetasit Sh. D. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here