Plas tek PS në Gjirokastër, militanti i LSI në krye të drejtorisë së patentave

E pabesueshme por mëse e vërtetë. Njëri prej themeluesve të LSI në Gjirokastër, është emëruar në krye të DRSHTRR. Ai është Clirim Puto ku deri në janar të këtij viti ka punuar në Prokurorinë e Gjirokastrës në sektorin e Hetimit Tatimor, por me shkurtimin e vendit të punës, Puto ka qëndruar në pritje për t’u sistemuar nga PS në ndonjë post drejtues.

Emërimi i tij, ka ngjallur pakënaqësi tek baza e PS në Gjirokastër pasi 44 vjecari Puto i cili nuk e di ku bie selia e PS në Gjirokastër, përvec të tjerash, njihet angazhimi politik familjar ndaj LSI që në themelimin e saj.

Baza e PS, ka kërkuar spegime nga deputetët e PS në Qarkun e Gjirokastrës për këtë emërim në krye të një prej drejtorive të rëndësishme në jug të vendit apo sic quhet rëndom drejtoria e patentave të automjeteve.

Madje një përfaqësi e PS, pritet t’i dërgojë letër ankesë kryeministrit Edi Rama për këtë emërim që vjen si shkrepëtimë në qiell të celët.

DRSHTRR deri para një muaji, ka qenë drejtuar nga Dino Selimi por ky i fundit dha dorëheqjen pas presionit të bërë nga kryeministri Rama gjatë vizitës së fundit në Gjirokastër.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment