Pluhuri saharian mbulon Ballkanin, të shtunën zbret në Jugun e Shqipërisë

0
158

Këtë vit pluhuri saharian nuk ka pritur mesin e verës për të mbërritur.

Sipas sinoptikanëve, retë e dendura me grimca pluhuri kanë mbërritur më herët për shkak të erës që fryn me drejtim nga veriu, ndikuar edhe nga luhatjet e temperaturave.

Parashikohet që tymnaja e reve te kuqërremta të jetë një imazh që do të na shoqërojë deri në fillimin e javës. Sipas meterologes Tanja Porja, retë e pluhurit janë më të dukshme gjatë pasditeve dhe mbrëmjeve. Prezenca e pluhurit dhe grimcave të rërës nga shkretëtirat Afrikane në rajonin e Ballkanit kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme.

Ndërsa nesër, përqendrimi i pluhurit afrikan lokalizohet në ekstremin Jugor të vendit. Por e shtuna, megjithëse në përqëndrime më të ulëta, zgjeron shtrirjen e reve të pluhurit dhe grimcave të rërës në Ballkan.

Për aq ditë sa do të kemi shi në territor, edhe pluhuri që shtegton nga kontinenti afrikan do të jetë prezent në vendin tonë.

Vetëm pak kohë më parë, smogu saharian solli pasoja të mëdha në Greqinë fqinje. Situata ishte tejet alarmante pasi niveli i mikogrimcave në ajër ishte më i lartë në dhjetë vitet e fundit. Në shumë zona të Athinës, për shkak të pluhurit saharian, dielli nuk mundi të depërtojë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here