Plumb vetes 32 vjecari Kanushaj

0
623

Një 32 vjecar ka ngelur i vrarë si pasojë e përdorimit vetjak të armës së zjarrit. Të paktën ky është konfirmimi zyrtar që vjen nga Policia Rajonale e Gjirokastrës. Festim Kanushaj 32 vjec nga fshati Zhapokikë, është dërguar nga familjarët e vet, drejt Spitalit të Gjirokastrës pas plagëve të marra në trup si pasojë e armës së zjarrit. Trupi ka mbërritur i pajetë në spitalin e Gjirokastrës si pasojë e plagëve të marra në pjesë të trupit duke i prekur organet jetike. Grupi i ekspertëve që kanë qenë në vendngjarje, ende nuk ka dalë në një përfundim konkret nëse bëhet fjalë për një vetvrasje, apo vrasje. Për këtë cështje, sot në Policinë e Gjirokastrës, janë pyetur familjarët e 32 vjecarit që sipas policisë, kanë pranuar se e kanë gjetur njeriun e tyre të mbushur me gjak dhe armën përbri trupit. Kjo sipas tyre, lë të kuptohet se bëhet fjalë për një vetvrasje të pastër. Akti i vetvrasjes, ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme por nuk dihen ende motivet e saj. Mësohet se Kanushaj, kishte hedhur një sasi të hollash të fituara nga emigracioni, të cilat i kishte investuar për kultivim të bimëve narkotike. Mirëpo ndërhyrjet e policisë në zonën e Luftijës, kanë prekur edhe të mbjellat e tij duke e shpurë investimin e hedhur në zero e për pasojë edhe fitimet që priste. Mendohet se kjo është një prej arsyeve që Kanushaj, të ketë vrarë veten.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here