Pneumonia,sëmundja që prek gjithnjë e më shumë fëmijët

0
212

Në vitin 2017 (vit i fundit me të dhëna të vlefshme nga të gjitha vendet) në të gjithë botë 5.4 milionë fëmijë humbën jetën në 2017, prej të cilëve 809 mijë kishin si shkak Pneumoninë, e cila cilësohet si shkaktari kryesor i vdekjeve te fëmijët.

Të dhënat nga Global Burden of Disease tregojnë se çdo 39 sekonda një fëmijë humbet jetën për këtë shkak.

Në Shqipëri po i njëjti studim raporton së në vitin 2017 u regjistruan 66 raste të humbjes së jetës te fëmijët më të vegjël se 5 vjeç nga Pneumonia.

Shqipëria renditet ndër vendet me normën më të lartë në Ballkan ku portali Our World in Data ka raportuar 37.9 vdekje për 100 mijë fëmijë. Në Maqedoninë e Veriut kjo normë në 2017-n ishte 12 vdekje për 100 mijë fëmijë, në Serbi 3.85 për 100 mijë fëmijë, ndërsa në Malin e Zi 3.87 vdekje për 100 mijë fëmijë, ndjekur nga Bosnja me një diferencë të ngushtë prej 3.9 vdekje për 100 mijë fëmijë nën 5 vjeç.

Pneumonia ishte shkaktari i tretë i vdekjeve te fëmijët në Shqipëri, duke u renditur pas vdekjeve të shkaktuara nga çrregullimet në lindje, ku u shënuan 113 raste dhe defekteve që në lindje me 109 raste.

Në fakt shkaktarët kryesor të ndërrimit të jetës tek foshnjat nën 5 vjeç në Shqipëri, lidhen kryesisht me ndërlikimet që kur bebet janë të porsalindura.

Rastet e humbjeve për shkak të meningjitit ishin 5, ndërsa nga mbytjet 3.

Në të gjithë botën 809,000 fëmijë nën pesë vjeç humbën jetën nga pneumonia në 2017. Kjo do të thotë, që mesatarisht, sëmundja merr më shumë se 2,200 fëmijë çdo ditë.

Siç tregon harta, fëmijët ka shumë të ngjarë të humbasin jetën nga pneumonia në Afrikën Sub-Sahariane dhe Azinë e Jugut. Vetëm në 5 vende – India, Nigeria, Pakistani, Republika Demokratike e Kongos dhe Etiopia – llogariten për më shumë se gjysmën e të gjitha vdekjeve nga pneumonia e fëmijërisë në 2017.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here