Po zhvendosin vëmendjen tek Lulzim Basha. A e nisi Basha mesazhin, a nuk e nisi Basha mesazhin..!

0
145

Nga Indrit Vokshi

Po zhvendosin vëmendjen tek Lulzim Basha.
A e nisi Basha mesazhin, a nuk e nisi Basha mesazhin..!
Sapo Eni Vasili qëllimshëm deklaroi haptas se ka ardhur një mesazh nga Lulzim Basha për Edi Ramën (pse duhej të deklaronte edhe nëse), media dhe individë, hapin titujt me “mesazhin e Bashës.” Kanarina të ndryshme, të pavarura dhe asnjanëse, padyshim, na thonë se “mesazhi” është tema sot.
Po të mos ndodhte “mesazhi”, do ishim shkëlqyeshëm.
Me ketë lëvizje synohet tu thuhet njerëzve: Basha ka hallin tek karrigia, jo tek emergjenca e virusit. Mirëpo e vërteta është krejt tjetër.
Prej ditës së parë, Partia Demokratike, kryetari i saj si përfaqësues i politikës së partisë, kanë paraqitur vetëm propozime, kanë paraqitur masa si të përballohet kriza. Masa prej tek ruajtja e stafit mjeksor, deri tek paketa e ndihmës ekonomike për njerëzit.
Nga ana tjetër kryeministri, ka shpërndarë këto kohë 52 milion euro tendera për shokët, miqt dhe klientët e vet. Njerëzit kanë nevojë për të mbijetuar, ndërsa ky kryeministër ua ndan paratë shokëve, 52 milion euro. Më parë u deklarua se janë tenderuar konvikte 70 milion euro. Pra paratë që duhen për ndihmë, ska virus që i ndalon për tua falur shokëve, dmth vetes.
Duke parë ketë situatë ku jemi, ku kryeministri po prodhon vetëm propagandë por paratë që duhen investuar për kalimin e krizës po ua fal shokëve me tendera e konçesione, secilit prej nesh, krejt natyrshëm, na lind pyetja: Po sikur të kishim një kryeministër tjetër?
Secilit prej nesh i lind tundimi për ta provokuar Edi Ramën: A ma lëshon mua vendin se e menaxhoj më mirë se ti?
PD ka dekleratë se ai mesazh është i pavërtet, madje ka kërkuar hetim. Për mua edhe po të ishte i vërtet, ska asnjë problem. Problemi është tjerërkund. Ndaj ata që merren me mesazhin në fjalë po merren me temën e gabuar në kohën e gabuar dhe për qëllimin e gabuar.
Sot të gjithë se bashku duhet të ushtrojmë trysni mbi kryeministrin në mënyrë që të mundësojmë që paratë të cilat po ua fal shokëve me tendera të mos ua falë atyre por të financojë një Paketë Lehtësimi Social siç po bëjnë të gjitha qeveritë.
Nuk janë paratë e tij që të të mundet të bëjë çtë dojë me to. Janë paratë e shqiptarëve dhe duhet tu kthehen shqiptarëve tash që kanë më shumë nevojë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here