Poeti gjirokastrit Ramiz Harxhi.

0
396

Nga Zija Basha

Poeti gjirokastrit Ramiz Harxhi.
Kur fillova shkollen pedagogjike ne Gjirokaster,mengjezeve shikoja qe dilte nga nje porte karakteristike gjirokastrite nje burre me trup mesatar,jo i shendoshe,veshur bukur me nje kostum te zi,kemishe te bardhe,gravate me ngjyre te eret Ne koke here mbante kaskete me ngjyre te zeze her mbante kapele.Ne dore mbante nje bastun me doreze te harkuar ,por qe ishte si nje hekur i perdredhur.Bastunin se ulte kurre por e mbante si nje stoli.Plaku kishte nje fytyre engjellore me sy bojeqielli depertues .Ne fillim i ndruesha ,por sidoqofte e pershendesja pa ngurim.Ne rruge prane Qafes se Pazarit takova kovac Nimetin djalin e mjeshtrit kovac Qatos dhe pasi e njihja e pyeta per plakun kush ishte:
_Pse nuke njeh,eshte vjershetori mo,xha Ramizi!
_Ramiz Harxhi?-e pyeta.
_Ai eshte,ai.
Si e falenderova nxitova per ne shkolle.Isha etusiaste qe kisha takuar nje poet qe emrin ja kisha mesuar nga te afermit e mi si dhe vargje te pakta me fryme Atdhetare .Librin e tije “Ndjenjat e zemres sime”do ta gjeja ne strehet e shtepise vjeter bashke me librin me vjersha te Shefqet Bajo Gjirokastres botuar me alfabetin e Manastirit,Baba Tomorin e Cajupit,Hadika te Fuzuliut,perkthyer nga Dalip Frasheri,Istoria e Skenderbeut,Qerbelaja te Naim Frasherit te gjitha me alfabet te Stambollit.Keto libra do ti gjeja nje vit me vone ,por le te kthehemi si do ta njihja une dhe ne pedagogjikasit e gjimnazistet ,poetin Ramiz Harxhi.
Ne ishim me fat qe kishim mesues letersie me aresim te larte te kompletuar,teper te pergatitur,te mbushur me humanizem,te cveshur nga individualizmi te cilin e sjell vec injoranca dhe egua e semure per tu imponuar te tjereve se je dikushi.Agim Shehu,Hasan Zazani, Bekim Harxhi,Jorgo Bulua,Reshat Vishja,ishin entusiaste ne edukimin tone estetik dhe per kete shfrytezonin mjeshterisht ndikimin e letersise kombetare perfshire edhe poezine e poetit te fundit rilindas ne qytet Ramiz Harxhin.Perpara ketij poeti ata peruleshin me veneracion.Nuk e shikonin kurre poezine e tije si relike te se kaluares,por nje poezi qe ne kohen e vet ka ndikuar ne atdhetarizmin shqiptar,pse jo edhe ne permiresimin shpirteror te njerezve nga tematika e gjere e 61 poezive nga vellimi”Ndjenjat e zemres sime”.Edhe barinjte e maleve ne Nemercke,Sopot,Cajup e kudo nuk e leshonin nga gunat e sherqet librin e poetit Ramiz Harxhi si poezite e Naimit e Cajupit.Ne takimet letrare kur mesuesit tane te nderuar sillnin Xha Ramizin ne kenaqeshim me fjalen e tije te ngrohte, mendimin e qarte estetik qe paraqiste entusiazmin e tije qe shfaqte kur fliste me te drejte per daljen e talenteve te reja duke permendur emrin e Agim Shehut,Ismail Kadarese,Pano Tacit,Pano Cuka dhe nuk u gabua .
Po poeti Ramiz Harxhi ka gjurme edhe ne emigracionin shqiptar ne SH.B.A.prane shoqerise “Vatra” kur shkoi me 1915.
Ne librin me titull “THE ALBANIAN STRUGGLE IN TH OLD WORLD ON NEW” botuar nen perkujdesin e Universitetit te Famshem te Harvardit,spons
orizuar nga The albanian historikal societi of Masachusetts Boston 1939 permendet poezia e Ramiz Harxhit e shkeputur nga libri “Sentiment of My Heart” qe qe botuar ne gazeten “Dielli”Kjo poezi ndodhet ne kapitullin e V Kronike e pasurise kulturore faqe 140.
The sea,the sea,the wide sea
That stretches endlessli like a valley;
I sail through this eternity.
My heart have I left behind
And inside me something is broken,
Something that cries aut
“I am broken,broken forever!”
Troubled thoughts of my own sweet countri,
My poor ruined countri.
What is to happen to my poor people?
My mother,my father,my brother end my
dear sister.!
I have left them behind at sword’s point
And run away to Amerika, not my own
I also dream of the sweet one
Whose name I will not reveal.
Leave me now,di not disturb
My warm and fast tears…
Perkthimi:
Dete,dete,dete i gjere.
Ai shtrihet pafund si nje lugine
E une lundroj neper kete perjetesi
Zemren time e kam lene mbrapa
Dhe brenda meje dicka eshte thyer.
Dicka qe therret:
“Une thyer, thyer pergjithmone!”
Mendimet e trazuar prej vendit tim te embel,
Vendit tim te varfer,te shkateruar.
Cfare do ndodhe me njerzit e mi te varfer?
Nenen time , babane tim,vellane e motren time te dashur!
Une i kam lene ata mbrapa ne piken e shpates.
E vrapoj larg ne Ameriken qe s’eshte e imja.
Une enderoj gjithashtu embelsire
Emrin e se ciles nuk do ta zbuloj.
Me lini tani ,mos me shqetesoni
lotet e mia te ngrohta e te shpejta.
Poetin Ramiz Harxhiletraret e Gjirokastres ,mesuesit e gjuhes e letersise ,te gjithe shkollaret e shkollave te qytetit dhe qytetaret e thjeshte e mbanin si ujet e paket packa se dolen poete te shquar qe ndriten jeten letrare shqiptare .Per ata qe e njohen poetin e ndjere Ramiz Harxhi do mbetet i paharruar si vete vepra e tije U prehte ne paqe poeti i fundit rilindas Ramiz Harxhi!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here