Policia Bashkiake në “aksion” për pastrimin e trotuareve

0
503

Policia Bashkiake po u heq bukën e gojës hallexhinjve që shesin për të fituar kafshatën e ditës. Një aksion “blic” nga policia private e Zamirës së Bashkisë, ka pasur në qendër, pastrimin e trotuarit nga tregtarët ambulantë. Nëse përgjigja e policëve bashkiakë ndaj hallexhiut do të ishte e “saktë”, atëherë ishte i “amnistuar” nga denoncimi në polici. Po cila ka qenë pyetja e policëve bashkiakë ndaj hallexhinjve që shisnin, një dorë caj, dy plasmasë trëndafil të egër dhe tre qese rigon????  A punon mirë kryetarja e Bashkisë??? A je me LSI apo me ndonjë parti tjetër???? Përgjigja e gabuar e hallexhiut e ka lënë atë pa mallrat që shiste. Dy policë të rendit kanë ardhur dhe dëbuar hallexhiun që kishte zënë një copë rrugë tek qoshja pranë një banke në lagjen “18 Shtatori”. Ndërkaq, për rastin në fjalë, ka reaguar edhe kreu i FRPD Artan Aliko përmes një statusi në FCB.

 

Statusi i plotë i Artan Alikos kryetar i FRPD Gjirokastër.

 

Qytetari denoncon ne keto momente: 
” Zamira Rami le pa buke edhe hallexhinjte qe dalin per nje kafshate buke”

Ne 2015 hodhen mijra euro per te blere votat, sot penalizojne me forcen me te eger shtrenguese te shtetit, me policine ate te rendit dhe bashkiake, “kriminelet me te medhenj”, ata qe nxjerin buken e gojes me 2 bidona mjalte, hallexhinjte qe dalin cdo dite nga fshatrat e tyre me shprese se do sjellin pak buke ne shtepite e tyre. Por Zamira Rami i sulmon, i godet, i le pa buke, i le pa shkollim femijet e tyre. 
Policia te kape Klement Balilin me pare pastaj te zbatoj urdhrat kriminale te nxjera nga Tahiri me shoke.

Shpresojme se pas kesaj do te reagoje dhe deputeti i LSI Tavo, te cilin nuk e lene tenderat dhe hajnirat te meret me kesi punesh. 
Rilindja, shkaktare e vetme e kesaj gjendje ne Gjirokaster!

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here