Policia bllokon klandestinë në kufi.

Kanë qenë 23 refugjatë klandestinë që mbërritën në Shqipëri përmes Greqisë. Lajmi bëhet i ditur për jugunews, nga burimet zyrtare të Policisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit.

Udhëtimi i refugjatëve, është ndalur në vijën e gjelbër kufitare, që ndan dy shtetet nga ana e patrullës policore.

Bëhet e ditur se shumica e refugjatëve kanë qenë gra dhe fëmijë të cilët sic kanë dhënë intervistat e tyre tek autoritetet shqiptare. Ata i janë larguar rrezikut që i’u kanosej nga zjarri që përfshiu tendat e tyre të strehimit në ishullin Lesbos. Sipas websajteve greke të informimit, më tepër se 3500 refugjatë, u zhvendosën 24 orët e fundit nga kampi i refugjatëve në ishullin Lesbos pas zjarrit të rënë.

Mes tyre nuk ka pasur asnjë klandestinë të lënduar.

Sipas të njëjtave burimeve të informacionit, rreth 5.600 refugjatë gjenden sot në kampet e ishullit Lesbos tej normave të lejuara të strehimit. Ndërkaq 23 refugjatët e mbërritur në zonën kufitare në jug të Gjirokastrës. Pasi janë trajtuar me ushqim, janë deportuar tek autoritetet greke në Kakavije të cilat do t’i transferonin sërish për në ishullin Lesbos.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment