Policia Kufitare sekuestro 4 kg kanabis, ne arrati poseduesi

0
323

Policia Kufitare, zbulon 4 kg hashash në tentativë për të kaluar drejt Greqisë, por i shpëton trafikanti. Ka qenë ora 21:30 e mbrëmjes së të mërkurës, kur punonjësit e Policisë Kufitare në Kakavije gjatë kryerjes së shërbimit në vijën e gjelbër kufitare, duke vrojtuar me kamera termike brezin kufitar, kanë konstatuar një person i cili po qarkullonte në drejtim të piramidës 28. Menjëherë shërbimet e Policisë Kufitare, janë vënë në ndjekje të personit misterioz por ky i fundit sapo ka diktuar se po ndiqej prej policisë, ka braktisur cantën në brendësi të së cilës kishte lëndë narkotike dhe është larguar duke përfituar nga errësira dhe terreni i thyer. Policët kufitarë nuk arritën dot ta kapnin trafikantin vec sekuestruan çantën me marijuanë. Nga kontrolli i kryer, u gjetën tre pako me Canabis Sattiva me peshë totale 4 kg, ndërkohë po punohet për identifikimin dhe kapjen e poseduesit të marijuanës. Materialet i kaluan Prokurorisë për Krimet e Rënda në Tiranë për hetim të mëtejshëm për veprën penale të trafikut të narkotikëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here