Popullit i ka ardhur ne maje te hundes me kete qeveri

0
141

Nga Neritan Licaj – Sic e shikoni nuk ka flamuj partish.. eshte populli qe i ka ardhur ne maje te hundes me kete qeveri dhe maxhorance!
Nje nder ta jam dhe une… qe nuk dua te me prishen dy teatro kuq e zi, per te cilet shqiptaret jane lare ne shekuj ne gjak per t’i pasur! Qe nuk dua qe dinjiteti i artistit te neperkembet, te vidhet prona publike dhe te shkaterrohet nje vend qe permban histori te vendit tim dhe te artit ne vecanti, Teatrit Kombetar dhe Teatrit Kombetar Eksperimental! Nuk dua nje sistem arsimor te shkaterruar sepse dua qe femijet e mije, femijet tane te kene nje arsim sa me te mire!Nuk dua qe taksat qe ua heqim femijeve tane nga goja per te mbajtur shtetin tone te vidhen cmendurisht!
Per te gjithe ju, por sidomos per ata intelektual dhe artiste, qytetare, shoqeri civile qe ofendojne ata qe protestojne duke ofenduar, etiketuar fyerje dhe poshterime per ke demostron, ju kujtoj qe protesta eshte e drejte kushtetuse, njerezore, hynore dhe mbi te gjitha mos ju hidhni me forma te ulta qytetareve! Ne asnje nga demokracit e zhvilluara qytetari nuk i versulet qytetarit dhe sikur te mos jete dakord.. sepse kjo sjell percarje dhe forcon abuzivitetin e pushtetit mbi vete qytetaret!
Dje nuk kishte te paguar me leke dhe kete jua thote nje qe ishte aty, une! Kishte shume popull sigurisht kishte dhe militant dhe politikane qe dhe ata kane te drejten e tyre te protestojne dhe sju heq dot askush.
Per te gjithe ata qe kane interesa ose pelqime me kete qeveri dhe maxhorance, eshte e drejta juaj te keni mendimin tuaj, por jo te drejten te denigroni protestuesit me fyerje dhe etiketime, as t’i shihni ata nga lart-poshte sikur ju te jetoni ne Olimp dhe ata ne balte, sepse balta eshte me e embel se mjalta thoshin rilindasit e vertet!
Une jam nje protestues qe kam kuptuar qe kjo klike po na troket te gjithve te porta per te na marre cdo dinjitet njerzor… Do ju vi dhe juve te Olimpit shume shpejte nese vazhdoni t’i beni fresk!
Rrespekte per protestuesit dhe atyre qe jane kunder protestuesve.. ne fund te fundit jemi te gjithe Shqiptare dhe politika s’duhet te na percaje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here