Portokalle e banane pa dokumenta, dy persona në pranga

0
207

447 kg portokalle dhe 14 arka me banane janë bllokuar nga seksioni kundër krimit ekonomik dhe financiar në Gjirokastër pasi transportoheshin pa dokumentacionin përkatës.

52 vjeçari K.M nga Divjaka dhe E.D, 47 vjeç nga Tirana, do të përballen tashmë me akuzën për fshehje të të ardhurave, akuzë që dënohet me gjobë ose me dy vjet burg.

47 vjeçari E.D është administrator I një subjekti privat që ka në pronësi edhe furgonin ku  transpotoheshin bananet, ndërsa mjeti drejtohej nga 32 vjeçari D.K, nga Vaqarri.

Ata janë ndaluar në akset rrugore Gjirokastër – Tepelenë dhe Jorgucat – Gjirokastër ndërsa furgonat transportonin njëri protokalle dhe tjetri banane.

Materialet në ngarkim i janë referuar tashmë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here