Portugali-Spanjë. Kuriozitete, formacionet dhe gjithçka tjetër për duelin

Sot do të luhet supersfida e parë e Kupës së Botës, pasi në stadiumin “Fisht Olympic” të Sokit, do të luhet dueli mes Portugalisë dhe Spanjës, ose i njohur ndryshe si derbi Iberik.

Të dyja skuadrat do të synojnë që të fitojnë këtë takim, në mënyrë që të dalin të parat e grupit, pasi rivalët e tjerë janë më të lehtë në letër, Irani dhe Maroku.

Portugalia
portugezët vijnë në këtë takim me petkun e kampionit të Europës, pasi në vitin 2016 mundnin në finale Francën. Megjithëse vijnë si kampionë, portugezët nuk shihen si favoritë për të fituar Kupën e Botës, duke renditur të 8-ët në listën e favoritëve.

Kualifikueset e Botërorit nuk nisën në mënyrë më të mirë të mundshme për Portugalinë, pasi humbën në ndeshjen e parë ndaj Zvicrës me rezultatin 2-0, duke i fituar të gjitha ndeshjet e tjera në grup. Ecurinë pozitive, Portugalia e ndjek prej 29 ndeshjesh, duke qenë se në këto 29 ndeshje zyrtare, ka humbur vetëm 2, nga të cilat njërën me penallti. Fushatën eliminatore, Portugalia e mbylli me 32 gola të shënuar dhe vetëm 4 të pësuar në 10 ndeshje kualifikuese.

Spanja
harmonia në skuadrën spanjolle, nuk është më e mira duke ditur se vetëm 1 ditë para se të nistë ky kompeticion, u ndërrua trajneri, ku vendin e Lopeteguit e zuri Hierro. Spanjollët shihen si favoritë në këtë sfidë, duke ditur eksperiencën dhe kualitetin e lojtarëve, por si një derbi që është, nuk ka siguri asnjë rezultat.

Kualifikueset e Spanjës ishin ndër më të mirat nga skuadrat europiane, duke qenë se spanjollët humbën vetëm 2 pikë në barazimin 1-1 ndaj Italisë. Të gjitha ndeshjet e tjera, u fituan nga Spanja, përfshirë këtu edhe dy takimet ndaj Shqipërisë, si në Shkodër, po ashtu edhe në Spanjë. “Furia e kuqe” arriti të shënonte në fazën e grupeve eliminatore, plot 36 gola, ku thuajse gjysmën i shënoi ndaj Lihtenshteinit, megjithatë në ndeshjet e fundit miqësore, Spanja nuk ka bindur.

Lojtarët
Padyshim që futbollisti më i rëndësishëm te Portugalia është ylli i Real Madridit, Kristiano Ronaldo, por duke mos harruar edhe një pjesë të futbollistëve të tjerë, të cilët kanë treguar se mund të bëjnë mirë 3dhe pa praninë e Ronaldos. Shembulli konkret për këtë është triumfi në finalen e Euro 2016.

Nga ana tjetër, Spanja ka një skuadër me lojtarë të cilët luajnë në ligat dhe klubet më elitare të Europës, ku Iniesta, Ramos, Pike, Buskets apo edhe De Gea në portë do të duhet të udhëheqin skuadrën e tyre drejt triumfit deh detyra e tyre kryesore është motivimi i futbollistëve të tjerë.

Formacionet e mundshme

Përballjet direkte

Portugali-Spanjë është një ndër takimet që është luajtur më shpesh në Europë, pasi në histori këto dy ekipe janë përballur plot 36 herë, me një dominim të frikshëm të spanjollëve.

Portugezët numërojnë vetëm 6 fitore ndaj Spanjës, ndërkohë që 7 ndeshje janë mbyllur barazim. Spanjollët numërojnë plot 13 fitore, ose e thënë ndryshe, gjysmën e përballjeve.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment