PPE, Ramës: Rishiko pozicionin, nuk ka tryzë me BE pa 5 Qershorin.

0
125


Partitë Popullore Europiane i kanë bërë thirrje Edi Ramës që të tërhiqet nga miratimi i njëanshëm i Kodit Zgjedhor.
Në një reagim të eurodeputetit Michael Gahler përveç se akuzohet Edi Rama si shkelës i marrëveshjes së 5 qershorit, i bëhet e ditur se nuk ka tryezë me BE-në pa respektimin e kësaj marrëveshje.
Përfaqësuesi për Politikën e Jashtme të PPE në Parlamentin Europian, Eurodeputeti Michael Gahler është shprehur se ky votim pengon rrugën e integrimit të Shqipërisë.
Me këtë veprim Rama qartësisht pengon integrimin evropian të Shqipërisë. Më saktësisht, shkelja e marrëveshjes së 5 Qershorit rrezikon të bllokojë dhe të shtyjë Konferencën e parë Ndërqeveritare si hapin e parë për fillimin e negociatave të pranimit në BE’, shkruan Gahler.
Reagimi i plotë i eurodeputetit Michael Gahler:
Duke votuar sot shkeljen e Marrëveshjes së 5 Qershorit të negociuar nga Bashkimi Evropian me opozitën, kryeministri shqiptar Edi Rama hodhi një hije të errët mbi zgjedhjet e ardhshme të prillit, të cilat duhet të ishin të lira e të ndershme, dhe më të mira se të mëparshmet.
Me këtë veprim Rama qartësisht pengon integrimin evropian të Shqipërisë. Më saktësisht, shkelja e marrëveshjes së 5 Qershorit rrezikon të bllokojë dhe të shtyjë Konferencën e parë Ndërqeveritare si hapin e parë për fillimin e negociatave të pranimit në BE.
Shqipëria meriton shumë më mirë se kaq. Ne i bëjmë thirrje Presidentit ti kthejë ligjin e sotëm Parlamentit. Ne i bëjmë thirrje Kryeministrit Rama të rishikojë pozicionin e tij për hir të së ardhmes evropiane të popullit shqiptar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here