Pranga 27 vjecarit për ngacmime ndaj gjimnazistes

Një gjimnaziste në Këlcyrë është përndjekur, fyer dhe atakuar nga bashkëqytetari i saj Ermal Kalemaj.

Për rrjedhojë Policia e Përmetit, arreston 27 vjecarin Kalemi për veprën penale të ndërhyrjes së padrejtë në jetën private.

Ngjarja ka ndodhur dje kur specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë në Përmet, arrestuan në flagrancë Ermal Kalemin banor i Këlcyrës.

Ky i fundit sipas informacioneve zyrtare, në mënyrë të përsëritur ka ndjekur, fyer dhe kërcënuar përmes gjesteve fizike e verbale, si dhe nëpërmjet thirrjeve telefonike, R.K 19 vjeçe gjimnaziste në Këlcyrë. E gjendur përballë këtyre ndërhyrjeve, maturantja ka bërë kallzim në Policinë e Përmetit.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment