Pranga bariut 54 vjecar per 3 kg marijuane

Një bari bagëtish, vihet në pranga pasi është gjetur me 3 kg marijuanë. Nazmi Graci 54 vjecar nga fshati Kolonjë në Gjirokastër, është prangosur në orët e para të së enjtes nga ana e specialistëve të Seksionit Kundër Lëndëve Narkotike në Drejtorinë Rajonale. Sipas të dhënave zyrtare, 54 vjecarit, i’u gjet droga 3 kg, në stanin e bagëtive në vendin e quajtur Rehovë, pas informacioneve për egzistencën e mallit narkotik, në një pjesë të padukshme që vetëm bariu e dinte. Policia ka mbërritur e përgatitur për të sekuestruar drogën e cila ka qenë në proces tharjeje fill pas vjeljes dhe qethjes së saj nga vetë bariu. Bimët kanë qenë të fshehura nga 54 vjecari, me qëllim mos t’ja grabiste askujt apo dhe nga policia. Vetë bariu, ka mohuar të ketë pasur dijeni për drogën e cila i’u gjet në stanin e tij dhe ka kërkuar nga Policia e Gjirokastrës, hetimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje emrat e të cilëve Policia e Gjirokastrës, nuk i ka bërë të ditur për shkak se nuk janë nën hetim. Megjithatë, kjo nuk ka mjaftuar për policinë, e cila menjëherë ka prangosur kolonjarin për veprën penale të shitjes dhe prodhimit të lëndëve narkotike. Materialet, i kaluan organit të akuzës për veprime të mëtejshme. Ky është rasti i parë në 30 ditët e fundit, që Policia e Gjirokastrës, prangos një posedues të lëndëve narkotike në hapësirën e Qarkut të Gjrokastrës.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment