Pranga dy shoferëve të Ministrisë së Jashtme në Kakavije

0
472

Pranga dy shoferëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme Shqiptare. Burime nga Policia Greke në Janinë, konfirmojnë se shoferëve, u janë gjetur materiale propagandistike që bien ndesh me kushtetutën greke. Atyre u janë gjetur në automjetet e tyre libra në shqip, si dhe harta ku ishte skicuar Shqipëria e Madhe. Dy shoferët Altin Tafa dhe Agim Asllani, u ndaluan në Pikën Kufitare të Kakavijes fill pas kontrollit të ushtruar nëpër bagazhet e tyre, nga ana e kontrollorëve grek, nga ku u gjetën librat propagandistikë. Po të njëjtat burime shtojnë se Asllani dhe Tafa, kishin me vete edhe hartën e Shqipërisë së Madhe me territore që janë pjesë e Republikës së Greqisë. Arrestimi i tyre është bërë në Janinë, ku edhe janë shoqëruar në komisariatin e këtij qyteti. Akuza që rëndon mbi ta është “shpërndarja e materialeve me përmbajtje propagande” si dhe “cënohen marrëdhëniet mes dy shteteve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here