Pranga gjirokastritit, dhunonte gruan dhe djalin e mitur

0
144

Dhuna në familje në Gjirokastër nuk ka të ndalur. Rasti më i fundit është shënuar sot kur një 57 vjecar, u arrestua për shkak të dhunës sistematike që ushtronte ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij.

Artur Hitaj me banim në Gjirokastër, është arrestuar nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij 47 vjeçare si dhe të birit 12 vjeçar. Arrestimi i Hitajt, është kryer në banesë teksa u denoncua përmes telefonit disa minuta më parë nga bashkëshortja e tij e cila ishte nën panik.

Në bazë të dëshmisë së dhënë në polici bashkëshortja e të arrestuarit, ka pranuar se ajo dhe i biri 12 vjecar, kanë qenë viktima të dhunës së ushtruar ndaj tyre në mënyrë sistematike nga kryefamiljari.

Për këtë rast, materialet i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

Rasti i sotëm është i dhjeti i dhunës në familje që shënohet brenda dy muajve në Gjirokastër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here