Pranga Kociut, drejtonte mjetin i dehur

0
392

Policët rrugorë, arrestojnë një 57 vjecar teksa ishte duke qarkulluar me makinën e tij, në gjendje të alkoolizuar. Shërbimet e qarkullimi rrugor, kanë arrestuar mbrëmjen e djeshme, Asllan Kociun nga lagje Zinxhira pasi u konstatua se ishte i alkoolizuar. Patrulla policore, ka ndaluar Asllanin në rrugën që të con në drejtim të lagjes Zinxhira teksa qarkullonte me automjetin e tij tip Mercedez Benz me targa AA453HN pasi ka dyshuar në aftësinë e drejtimit të mjetit. Menjëherë pasi u vërtetua përmes testit se Kociu kishte konsumuar alkool mbi normën e lejuar, ndaj tij janë hedhur prangat dhe shoqëruar më pas në Komisariatin e Policisë. Ky është rasti i dytë këtë muaj, që Policia Rrugore, arreston drejtues mjeti të alkoolizuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here