Pranga memalijotit 30 vjecar

0
594

Policia ka arrestuar një 30 vjecar nga Memaliaj, për 600 gram kanabis. Kleanth Beqiraj është prangosur për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Kanë qenë specialistët e Hetimit të Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, ata të cilëët kanë arrestuar Beqirajn për 600 gram kanabis, të cilën e mbante të fshehur në banesën e tij në lagjen nr 2 në qytetin e Memaliajt. Vetë 30 vjecari, sapo ka marrë vesh se do të ushtrohej kontroll në banesë, ka nxituar të hedhë nga ballkoni, sasinë e marijuanës për t’i shpëtuar arrestimit. Mirëpo kjo nuk e ka shpëtuar atë pasi me prova të tjera, policia, vërtetoi se sasia narkotike, ishte e 30 vjecarit Beqiraj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here