Pranga memaliotit që drejtonte mjetin i alkoolizuar

0
141

Një 36 vjecar nga Memaliaj, ka rënë në prangat e Policisë teksa u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Olgert Lumani nga Memaliaj, u arrestua nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Rajonale të Policisë pasi në aksin rural që lidh fshatin Vasjar me aksin naconal rrugor Tepelenë-Levan në vendin e quajtur “Arrat e buta” goditi me automjetin e tij tip Mercedes-Benz me targa AA697JC, automjetin tip Mitsubishi me targa TP2667B, që drejtohej nga një 48 vjeçar bashkëqytetar i tij.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë ku nga testi i alkoolit rezultoi se Lumani kishte konsumuar sasi të shumta alkooli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here