Pranga shoferit të dehur nga Fieri

0
350

Arrestohet në flagrancë nga policia, pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Sokol Malaj 27 vjec nga fshati Kreshpan i Fierit, është prangosur nga policia e Tepelenës fill pas testit të alkoolit. I riu nga Fieri, ishte duke drejtuar automjetin e tij tip Mercedez-Benz me targa AA135GG në Qafën e Miricës në aksin nacional Tepelenë-Levan, teksa është ndaluar për kontroll prej rrugorëve të Tepelenës. Sapo është vërtetuar se Malaj kishte konsumuar alkool tej normave të lejuara, ai është arrestuar menjëherë për veprën penale të drejtimit të automjetit në gjendje të dehur. Materialet për të, i kaluan organit të akuzës për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here